Punonjësit e IKMT shembën mëngjesin e sotëm 5 ndërtesa të tjera në zonën e Astirit, pasi preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Gazetari Erjon Skëndaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” momentin, kur IKMT shemb ndërtesën 4-katëshe, në të cilën nuk kishte banorë, pasi shërbente për zyra.

Siç mund ta shihni dhe në video, ndërtesa gjigante bie menjëherë, duke u shkatërruar plotësisht, pasi punonjësit e IKMT i presin kollonat. Aksioni i IMT u ndoq nga forca të shumta policie, të cilët bllokuan rrugën për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme me banorët e zonës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb