Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi 30 ditë paraburgim, Katica Janeva është nisur për në burgun e Shutkës.

Janeva u arrestua dje pasdite si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Ajo ka të drejtë të ankimojë deri te Këshilli Penal vendimin për paraburgimin e saj.

Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesë së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”, shkruan ‘alsat m’.

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb