Ky është momenti kur një burrë e godet shuplakë në fytyrë një grua në metronë e New Yorkut.

Incidenti ka ndodhur në Brooklyn të premten, ku videoja amatore e realizuar me telefon të mençur, shfaq viktimën 34-vjeçe e cila grindet me burrin e panjohur duke mos e ditur që po filmohej gjithçka.

E kur burri duket se humb kontrollin, tenton të sigurohet që askush të mos e shoh, pasi hedh vështrim në dy anët e vagonit dhe më pas e godet shuplakë në fytyrë.

Më pas ai largohet nga treni sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe. Si pasojë e sulmit, gruaja pësoi lëndime në hundë dhe ënjtje të fytyrës.

Megjithatë nuk dihet nëse viktima dhe agresori njihnin njëri-tjetrin, e Daily Mail ka kontaktuar policinë e New Yorkut për të marrë një koment.

“Çdokush që ka informacione lidhur me këtë incident të telefonojë policinë”, thuhet në përgjigjen e policisë së New Yorkut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb