Në Fushë Krujë, më 31 janar 2025, është vendosur tritol në një restorant të njohur në zonë.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Igli Celmeta për BalkanWeb shihet një person, që i vendos tritol restorant “Brazilit”.
Autori duket teksa vendos lëndën plasëse dhe më pas largohet me vrap duke përshëndetur edhe nga kamerat e sigurisë.
Në fund duket vendi pas shpërthimit pasi kamerat janë stakuar kur lënda plasëse është aktivizuar.
(BalkanWeb)