Detaje të reja zbardhen nga zjarri i rënë këtë mesditë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.

Duke folur për gazetaren e “BalkanWeb”, Klodjana Haxhiaj, drejtoresha e spitalit, Nadire Jani, tha se ka pasur një shkëndijë elektrike dhe menjëherë janë evkakuuar 7-8 pacientë, që ndodheshin tek urgjenca.

“Situata është qetësuar. Kishte një shkëndijë elektrike në panelin që furnizon repartin e radiologjisë, ndoshta te grafia, dhe për këtë pati tym. Hoqëm pacientët, sepse tymi kaloi dhe nëpërmjet urgjencës, ishin 7-8 pacientë, që janë futur te neurologjia brenda të gjitha kushteve. Tani po ajroset ambienti dhe po sot do të vendoset në punë”, tha drejtoresha Jani.

Gazetarja Haxhiaj sjell në “BalkanWeb” pamje, që tregojnë momentet e evakuimit të pacientëve në reparte të tjera, ndërsa mjekët e urgjencës theksojnë se situata është vënë nën kontroll.

“Fikja e zjarrit është bërë me fikëse. Reparti furnizon aparatet, grafi, skaner, etj. Pacientët janë evakuuar të gjithë nga urgjenca, nuk ka asnjë. Situata është vënë nën kontroll”, thekson një mjek.
“Pacientët janë transferuar në reparte të tjera. Ne e morëm vesh pak me vonesë, por morëm masa menjëherë, duke evakuuar të gjithë pacientët që ishin në urgjencë”, shton një mjek tjetër i urgjencës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb