Katër kampe të ISIS janë shkatërruar në Irak nga një seri sulmesh ajrore, ndërsa nëntë xhihadistë u hodhën në erë.

Sipas mediave të huaja, avionët që i përkisnin koalicionit të udhëhequr nga SHBA, larguan një bandë terroristësh nga një pjesë rurale e Irakut, tha ushtria amerikane.

Bëhet e ditur se pesë terroristë vdiqën kur tre kampe u shkatërruan në Wadi al-Shai të premten, deklaruan zyrtarët.

ISIS humbi pjesën e fundit të territorit në mars të vitit 2019, por disa prej përkrahësve të tyre po fshihen ende në shkretëtira dhe malet e Irakut dhe Sirisë.

29913790 8447325 Image A 35 1592837002855
29913790 8447325 Image A 35 1592837002855

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb