Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur një adoleshent qëllohet për vdekje në Bronx të New Yorkut në mes të ditës.

Pamjet e publikuara nga ABC 7, shfaqin momentin kur i dyshuari qëllon 16-vjeçarin James Solano para një dyqani.

I dyshuari nxjerr nga palltoja pistoleten dhe pret që adoleshenti të kalojë pranë tij dhe pa u menduar dy herë e qëllon në qafë, ku si pasojë menjëherë rrëzohet në tokë.

Solano që jetonte jo larg vendit ku është vrarë, ishte dërguar me urgjencë në spital – por atje mjekët vetëm sa konfirmuan vdekjen e tij.

Viktima dhe sulmuesi shkëmbyen fillimisht disa fjalë dhe më pas erdhi deri te e shtëna fatale, ndërsa motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb