49 pikë nga 52 të mundshmet! Në Europën që vlen nuk ka asnjë klub si Liverpuli, që po marshon me ritëm të frikshëm drejt titullit të munguar që prej vitit 1991. Edhe në një ndeshje që duket se gjërat mund të komplikohen, të kuqtë e Klopit do të mbështeten gjithmonë te një nga yjet e skuadrës.

Sot radhën e kishte Momo Salah, autori i një dygolëshi, fillimisht në të 38-ën dhe më pas në kohën shtesë, duke vulosur suksesin 2-0 ndaj Uotfordit dhe për fitoren e 16-të në kampionat nga 17 ndeshje të luajtura, që e ngjisin Liverpulin në +11 pikë nga Lestëri i vendit të dytë, por me këta të fundit që po e luajnë në këto çaste sfidën e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb