Bypassi Fier-Vlorë tashmë po kthehet në një pistë ‘garash’ për automjetet apo drejtuesit që kanë hobi shpejtësinë.

Në vetëm 6 orë monitorim Policia ka kapur automjete me shpejtësi nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe ka pezulluar 19 leje drejtimi ndërsa ka gjobitur 62 të tjerë.

Ndërkohë në gjithë Shqipërinë janë arrestuar 11 persona dhe janë vendosur 1 mijë e 690 për shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë Policia ka një apel për gjithë drejtuesit e mjeteve që mos ‘fluturojnë’ për të arritur sa më parë detin, pasi në rastin më të mirë do të gjejnë policin ose radarin dhe në rastin më të keq, aksident.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Në rrugën interurbane Fier-Vlorë

Policia Rrugore e Fierit ? me radarë?, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Bypass, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Për 6 orë monitorim, 19 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi që varionin nga 145 km/h deri në 166 km/h dhe 62 masa administrative për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të patentës.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë pezulluar 63 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Në të gjithë vendin janë arrestuar 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa patentë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë vendosur 1690 masa adminstrative për parakalime të gabuara, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit e kaskës mbrojtëse dhe parkime të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të këmbësorëve dhe automjeteve.

Mos fluturoni ? në rrugë ?️për të arritur sa më parë detin, së në rastin më të mirë do arrini radarin ?dhe policin rrugor?‍♂️ dhe në rastin më të keq aksidentin!?

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion? të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e Korçë  ka patrulla të Policisë Rrugore me ????.

#❌shpejtësisë???️ ❌alkoolit?në?

#Radari ?drageri?dhepolici??tëshpëtojnëjetën

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb