I shtruar prej dy ditësh në spitalin Evangelismos në Athinë, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, Hirësia e tij, kryepeshkopi i Tiranës-Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas është në gjendje të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve.

Kryepeshkopi u vizitua këtë të premte në spital nga Ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga e cila i përcolli urimet e të gjithë popullit shqiptar për shërim të shpejtë.

“Mos ki frikë, vetëm beso” ishte mesazhi i Kryepeshkopit të Shqipërisë nga Njësia e Kujdesit Intensiv në spital. Përveç kësaj, ai shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për mjekët, infermierët dhe njerëzit që shprehën dashurinë e tyre me lutje spontane.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb