Një skenë sureale në xhiron e dytë të garës në Le Mans, ku shumë pilotë janë rrëzuar. Të dridhura dhe shumë tension në garën e Moto3 në Le Mans për një aksident shumë të madh të xhiron e dytë.

Gara është ndërprerë, pasi një sasi e madhe vaji në kthesën 6, ka bërë më shumë se dhjetë pilotë të rrëzohen në tokë.

Mes tyre Nicolo Bulega, Nicolo Antonelli dhe Joan Mir janë dërguar në spital të tjerët skanë pasur dëmtime, shkruan corriere.it.

Gjithçka filloi në nisje, kur bien Narrodin, Dalla Porta, Suzuki dhe Kornfeil.

Sipas drejtorit teknik të Motomondiale përplasja është shkaktuar si pasojë e humbjes së vajit nga motori i Norrodin.
Flamur i kuq dhe mjete të tjera për të pastruar zonën e ndotur. Pas rinisjes së garës fiton spanjolli Mir më pas Canet dhe italiani Fabio Di Gianntonio.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: