Jose Mourinho ka folur në mikrofonat e “Sky Sport” i përlotur pas ndeshjes ndaj Feyenoord. Ndeshjen e vendosi një gol i Nicolo Zaniolos në pjesën e parë.

“Ka kaq shumë gjëra që ndodhin në kokën time… E prisja këtë përfshirje të njerëzve, ata janë unikë, u kuptua që kur erdha njëmbëdhjetë muaj më parë”.

“Siç u thashë djemve në dhomat e zhveshjes në Torino, atje bëmë atë që duhej të bënim, që është kualifikimi në Ligën e Evropës, bëmë detyrën tonë. Sot nuk ishte punë, ishte histori. Ne shkruam historinë”.

“Po, në fillim e kuptuam që Liga e Konferencës mund të ishte një synim i mundshëm. Edhe sikur në fund të hynin edhe ekipe të forta. Ishte një kompeticion që synonim, pa humbur objektivin kryesor”.

“Sigurisht që ndihem romanist. Sot, me gjithë respektin e duhur për klubet e mia të vjetra, ndihem njëqind për qind romanist”, ka thënë Mouriho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb