Me Jose Mourinho në stol asgjë nuk është e sigurt, nuk është e sigurt as e ardhmja e Marash Kumbulla tek Roma. Qendërmbrojtësi kuqezi u transferua verën e shkuar në kryeqytet por pas një sezoni jo shumë pozitiv, ku shpesh nuk ishte preference e parë e trajnerit Fonseca, tani duhet të bind as më shumë e as më pak por “Special One”.

Kumbulla pa diskutim është një lojtarë me një të ardhme të ndritur por për momentin më shumë po përflitet për një largim të mundshëm, për të fituar më shumë eksperiencë, projektohet për një kalim tek Torino në formë huazimi ku mund të përfshihet në transferimin e Andrea Belotit në kryeqytet.

Kumbulla
Kumbulla

Pavarësisht zërave, Kumbulla vijon punën në Trigoria nën urdhrat e Jose Mourinho, madje në miqësoren e fundit futbollisti i kombëtares shqiptare realizoi një gol të bukur me kokë duke eklipsuar edhe Edin Dzeko, me batutë ngacmoi sulmuesin boshnjak me anë të një postimi në Instagram: “Shkëmbim rolesh”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb