Nga Zonja Katerina
Përbërësit

100 gr tahine, 3 lgj mjaltë, 300 gr pana, 5-6 kumbulla të thata, 3-4 kajsi të thata, 50 gr bajame ose lajthi, 2 lugë konjak.

Përgatitja

Përziejmë tahinin me mjaltin dhe me 2-3 lugë pana. Panën tjetër e rrahim dhe e kthejmë në marengë. I bashkojmë të gjithë përbërësit bashku duke shtuar më pas frutat e thata. Mirë do të ishte që ta linim në frigorifer për disa orë dhe më pas e kemi gati për ta servirur në gota të vogla ëmbëlsirash.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb