Australia ka arritur të bëjë befasinë në Botëororin e Katarit, teksa u kualifikua në fazën e 1/16 pas fitores 1-0 me Danimarkën.Skuadra e Arnold grumbulloi gjashtë pikë dhe tashmë përfundimisht pozicionohet e dyta.

Pjesa e parë do ishte mjaft e këndshme dhe me shumë raste. Goditjet në portë ishin të shumta nga të dyja palët, por asnjëra nuk realizoi dot. 31-vjeçari i “Kangurëve” dhe futbollist i Melbourne City do shënonte për australianët pas disa lëvizjesh fantastike në afërsi të zonës.Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, me Australinë që në fazën tjetër do gjejë fituesin e grupit C.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb