Forcat e Gardës së Iranit së fundmi kanë kërcënuar Shqipërinë së bashku me Izraelin dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme se do të sulmohen me dronë dhe raketa.

Në një video të shpërndarë në aplikacionin e komunikimit Telegram, Garda e Iranit ka bërë me dije se një nga objektivat e saj është edhe baza e opozitës iraniane e cila strehohet më Shqipëri në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Kampi i MEK paraqitet në video krahas objektivave të tjera si bazat amerikane dhe qyteti i Tel Avivit në Izrael, ndërsa në fund të saj iranianët thonë se kanë çdo gjë nën kontroll dhe se goditja është në dorën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb