Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar radhë kilometrike në Qafë Thanë.

Për pasojë mesditën e sotme është regjistruar një numër i lartë udhëtarësh dhe pritje të gjata në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës.

Sipas informacioneve autoritetet doganore konfirmojnë se në Qafë Thanë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike, aktualisht po punohet me gjenerator.

Momentalisht janë duke punuar 2 sportele në dalje dhe 3 në hyrje, ndërsa sa i përket Kapshticës edhe në këtë pikë kufitare ka patur fluks të lartë dhe radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të sistemit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb