Pasagjerët e linjës Bari-Rinas, ndodhen prej disa minutash të bllokuar në bordin e avionit edhe pse ky i fundit është ulur në pistën e aeroportit.

Burime bëjnë me dije se pasagjerët niodhen të bllokuar në avion, pasi nuk ka më autobuza në dispozicion për t’i transportuar drejt terminalit të aeroportit.

Shkak për këtë është bërë fluksi i lartë i udhëtarëve që kanë mbërritur në Rinas për të parë finalen e Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet mbrëmjen e të mërkurës në stadiumin “Air Albania”.

Mësohet gjithashtu se dhe piloti i ka komunikuar pasagjerëve se kjo situatë vjen për shkak të ngarkesës nga ndeshja.

Ndërkohë që fluks i lartë pasagjerësh është shënuar dhe në pikën e kontrollit të pasaportave.

Rinas 5
Rinas 5
/P.Sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb