Lionel Mesi dhe Zhoze Murinjo kanë qenë kundërshtarë për shumë vite në Spanjë, por trajneri portugez nuk humbet rastin për të shprehur admirimin e tij kundrejt fenomenit argjentinas, duke e ngritur në qiell lojtarin më të mirë të mijëveçjarit të ri.

“Liverpuli ka luajtur me kurajë, nuk besoj se ka shumë skuadra që në 20-vjeçarin e fundit në Champions League kanë tejkaluar Barcelonën në zotërimin e topit në “Camp Nou”. Por pastaj Zoti i futbollit ka ndryshuar krejtësisht ndeshjen. Natyrisht që katalanasit kanë një skuadër të mirë me lojtarë fenomenalë, por Mesi në mënyrë specifike është i pabesueshëm”, ka thënë “Special One” në “Russia Today”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb