Zhoze Murinjo ka triumfuar ditën e djeshme në sfidën gjysmëfinale të Ligës së Konferencës kundër Leister, fitore kjo që i ka mundësuar Romës së tij kalimin në finalen e madhe të Tiranës.

Në përfundim të sfidës tekniku portugez nuk i ka përmbajtur emocionet teksa ka shpërthyer në lot pas fërshëllimës finale të gjyqtarit, një episod ky që i ka kujtuar tifozëve nëpër botë reagimin e tij pas gjysmëfinales kundër Barcelonës në “Camp Nou” ku Interi i tij shkoi në finalen e Madridit.

Mourinjo bëhet kështu trajneri i parë në histori që luan në një finale të Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës.

Mourinjo bëhet kështu trajneri i parë në histori që luan në një finale të Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës./PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: