Vedat Muriqi ka gjetur golin e 3-të në kampionatin spanjoll. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin për 1-0 në ndeshjen e Mallorcas së tij ndaj Atletico Madrid (1-0).

Ai  mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke u treguar i saktë para portierit. Muriqi rikthehet kështu te goli, pas një periudhe të gjatë “shterpësie”. 27 vjeçari nuk realizonte prej 20 shkurtit, në atë humbje 2-1 me Betis.

Mbetet të shihet sesi do shkojnë gjërat deri në fund, me klubin spanjoll që akoma nuk e ka vendosur nëse do shfrytëzojë të drejtën e blerjes së lojtarit apo jo. Kartoni i Muriqit zotërohet nga Lazio.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb