Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni hyn në historinë e futbollit hungarez dhe jo vetëm. Futbollisti shqiptar ka shënuar 6 gola për ekipin e Ferencvaros në ndeshjen e Kupës së Hungarisë, duke “masakruar” skuadrën e Hatvan në ndeshjen që skuadra e tij fitoi jashtë fushe me shifrat 9-0.

Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në pjesën e parë (34’ dhe 40’) ndaj skuadrës së kategorisë së tretë, duke i siguruar avantazhin 2-0 në pushimin e ndeshjes ekipit të tij. Në pjesën e dytë, ai vazhdoi spektaklin me gola në minutat 50’, 59’, 77’ dhe 82’, duke çuar në 6 bilancin e tij personal në këtë ndeshje.

Uzuni është shpallur që në edicionin e tij të parë me Ferencvaros si lojtari më i mirë i skuadrës nga vetë fansat dhe pas paraqitjeve si kjo e sotmja, sigurisht që ai do ta ruajë këtë status të veçantë, pasi rrallëkush më parë ka arritur të shënojë 6 gola në një ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb