TIRANË

Një 35-vjeçar, i cili akuzohet për një seri vjedhjesh, ka rënë në prangat e policisë. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet E. T., dyshohet të jetë autor i vjedhjes së disa biçikletave. Siç shihet dhe nga pamjet filmike të publikuara nga blutë, personi në fjalë është regjistruar teksa vjedh biçikletat në disa vende të Tiranës.

I riu dyshohet se në datën 03.02.2020, rreth orës 11.00, ka vjedhur biçikletën e shtetasit J.P.
Po në vijim të veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga ky shtetas dhe konkretisht:

-Me datë 03.02.2020, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K.Gj.
-Me datë 03.02 2020, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.Q.
– Më datë 28.01.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.Z.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb