Elesid Hysaj është rikthyer në një titullar fiks me Gattuson në stol. Kapiteni kuqezi zbriti sërish nga minuta e parë edhe në Kupë, një tjetër detaj i cili konfirmon besim që Gattuso ka tek mbrojtësi shqiptar. Në sfidën përballë Perugias, Hysaj ishte protagonist absolut, një nga lojtarët më të vlerësuar në prapavijë por gjithashtu protagonist i një episodi që vendosi jo pak në siklet gjyqtarin e takimit teksa shkaktoi një 11-metërsh në fundit e pjesës së parë:

Hysaj Nota
Hysaj Nota

“Si gjithnjë i kujdesshëm në prapavijë, shkakton një penallti të pafat pas një prekje të topin me dorë në zonë, nota 6 për Hysaj”. Në përfundim të ndeshjes, Hysaj u ndal duke folur për mediat e pranishme, ku sigurisht interesimi ishte i madh për të kuptuar diçka mbi të ardhmen e tij:

“Jam gjithnjë gati për këtë qytet për këtë ekip”, u shpreh shkurtimisht Hysaj duke theksuar më pas se objektivi i Napolit këtë sezon është Kupa e Italisë. Ndërsa për episodin e penalltisë, anësori kuqezi këmbëngul se nuk ishte një 11-metërsh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: