Janë luajtur në orën 15:00 pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 22-t në “Seria A”.

Napoli i Elseid Hysajt ka rimarrë kreun pasi ka mundur në shtëpi jo pa vështirësi me rezultatin 3-1 Bologna-n. Të besuarit e Mauricio Sarri-t u befasuan që në minutën e parë teksa Palacio realizoi me kokë për miqtë.

Napoletanët jo më kot këtë vit janë më shumë se kurrë për titull dhe deri në përfundimin e pjesës së parë arritën të përmbysnin shifrat. Fillimisht një autogol në minutën e 5-t dhe më pas Mertens e dërguan rezultatin në 2-1 për vendasit.

Në fraksionin e dytë të lojës, belgu Mertens, realizoi një tjetër gol, duke vijuar performancën e shkëlqyer që pas rrjetës që i realizoi Berishës një javë më parë në takimin kundër Atalantës.

Një tjetër javë e përfunduar pa pikë ka qenë kjo për Benevento-n e Memushajt dhe Gjimshitit. Skuadra ku aktivizohen dy futbollistët e Kombëtares është mundur pastër 3-0 nga Torino, duke e zhytyr akoma edhe më shumë në fundin e klasifikimit.

Renditja e “Seria A” pas javës së 22

napoli
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb