Napoli merr një fitore të vuajtur ndaj Milanit 1-2, në takimin e Serie A.

Në minutën e 12-të, kuqezinjtë i afrohen golit me Olivier Giroud. Sulmuesi francez ishte i pafat, teksa gjeti vetëm traversën.Në minutën e 36-të, ekipi i Lucciano Spalletit “kërcënon” seriozisht portën rivale me Politano, që nga një pozicion i vështirë gjuan me kokë, por pret Maignan.

Napoli e nis pjesën e dytë mjaft mirë, me Politanon që shndërron në gol një penallti. Pak më vonë, i zakonshi Olivier Giroud do mendonte për të vendosur ekuilibrat.

Ekipi mysafir merr sërish epërsinë (78’) me Simeonen, pas një goditje fantastike me kokë. Një kordinim perfekt, që çon peshë tifozët blu në shkallët e San Siros për një rezultat të madh si ky.

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: