Napoli ka mundur 3-0 Genoan, në ndeshjen e Serie A. Pjesa e parë përfundoi 1-0 dhe u vendos nga një gol i Osimhen pas gjysmë ore lojë.

 

 

 

 

Në pjesën e dytë, napoletanët realizuan me Insgine në të 65-tën. Sulmuesi italian nuk fali nga pika e bardhë, në sfidën e tij të lamtumirës, pasi siç dihet do largohet te Toronto.

 

 

 

 

 

Gjurmë në këtë takim lë edhe Lobotka në fund. Napoli është i dyti me 76 pikë, ndërsa Genoa është e parafundit dhe do luajë në Serie B sezonin tjetër.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: