Skuadra e Napolit të premten përjetoi humbjen e parë në kampionat, por duket se kjo është hedhur pas krahëve pasi skuadra e Sarri-t momentalisht ka një synim tjetër, kalendarin për vitin e ri që po vjen, 2018-ën.

Ideatorët e këtij kalendari kanë preferuar që futbollistët të vishen e maskohen si mbretër për t’u ngjarë personazheve historik. Një nder to është edhe Elseid Hysaj që në video shprehet: “Mes Jakobin dhe mbrojtësit të krahut, unë zgjedh që të luajë si mbrojtës krahu”.

Hysaj po zhvillon sezonin e tretë te Napoli, teksa ai ka pasur një rritje të nivelit të tij nga sezonin në sezon nën drejtimin e trajnerit Sarri.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: