Një ndeshje më të vërtetë emocionuese ishte ajo mes Napolit dhe Romës. Takimi i vlefshëm për Serie A përfundoi 1-1 dhe u luajt në “Diego Armando Maradona”.

Lorenzo Insigne do shënonte për ekipin e Spalletit që në minutën e 10-të, pas një penalltie të akorduar pas kontrollit me VAR. Portieri Patricio i kuptoi krahun sulmuesit, por vetëm kaq, pasi e pati të pamundur ta presë atë top.

 

 

Ekuilibrat do vendoseshin në fund, me El Sharaawy.

Nëse Amir Rrahmani ishte titullar për blutë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për Kumbullën. Kumbulla nuk u preferua nga Mourinho, duke qëndruar kështu në stol për 90 minuta.

Napoli është në vendin e 3-të me 67 pikë. Roma është e pesta me 58 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: