Humbja me Empolin nxorri Napolin nga lufta për titullin kampion pak ditë më parë, teksa sot ekipi i Spallettit është “shfryrë” ndaj Sassuolos, duke fituar 6-1 në Serie A. Takimi ishte totalisht i dominuar nga vendasit dhe pa histori.

Goli i parë do vinte që në minutën e shtatë. Do ishte Koulibaly që do zgjatej më shumë se të gjithë në zonë, duke mposhtur me kokë portierin kundërshtar.

 

 

 

Goli i dytë do vinte po në të njëjtën mënyrë, por këtë herë autori do ishte Osimhen në të 15-tën, sulmuesi nigerian.

 

 

 

 

I 3-ti mban firmën e Lozano. Meksikani merr një top nga Osimhen dhe shtyn tokazi topin në rrjetë.

 

 

 

 

Pak sekonda më pas, Mertens do lëshonte një goditje të bukur nga një pozicion interesant, duke çuar sërish ekipin në festë. Belgu nuk do mjaftohej me kaq, pasi në të 54-tën, do takohej sërish me golin.

 

 

 

Në minutën e 80-të, edhe Amir Rrahmani do linte vulën e tij. Mbrojtësi kosovar ka qenë shtylla kryesore e skuadrës për këtë sezon dhe “rrjeta” e sotme, ishte e katërta sezonale.

 

 

 

Për nderin e miqve mendoi Lopez, në fund.

Napoli është e 3-ta me 70 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb