Napoli del me kokën lart nga Stadio Giovanni Zini (Cremona), pasi mund 1-4 Cremonesen.

Pjesa e parë përfundoi 0-1 për napoletanët. Politano u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke ndezur festën te mysafirët.

Cremonese, me forca të pakta në sulm provon të reagojë dhe barazon shifrat me Dessers. Ekipi i Spalletit ri-mori epërsinë në minutën e 76-të, me golin e Simeones. Goli i sigurisë erdhi nga Lozano, sakaq në fund pati kohë edhe për Olivera.

Ky 3 pikësh ngjet Napolin në krye të Serie A, me 23 pikë, 2 më shumë se Atalanta. Në krahun tjetër, Cremonese do e ketë të vështirë objektivin mbijetesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: