Napoli i Rino Gattuso shpallet fitues i edicionit të 73-të të Kupës së Italisë duke mposhtur Juventus nga pika e bardhë e penalltisë. Sarri dështon të mposht ish ekipin e tij ku u bë i famshëm, për më tepër, kjo është finalja e dytë radhazi që humbet, pas SuperKupës duke ngritur hije dyshimi mbi të ardhmen e tij. Koha e rregullat dhe ajo shtesë u mbyll në barazim pa gola, kjo falë një super Buffon i cili bëri dy herë mrekullinë, fillimisht ndaj Maksimovic e më pas ndaj Elmas i ndihmuar dhe nga shtylla.

“Zonja e Vjetër” ishte me fat edhe gjatë pjesës së parë ku shtylla i mohoi golin edhe Insigne. Nga roleta e penalltive, përcaktues ishte gabimet e Dybala dhe Danilo, ndërsa në radhët e Napolit të katër lojtarët u treguan të saktë. Kjo ishte një finale e veçantë edhe për kapitenin kuqezi, Elesid Hysaj, i cili u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 81-të. Hysaj feston trofeun e parë në karrierë në futbollin italian. Ky ishte trofeu i parë si trajner edhe për Gattuson i cili shpëton Napolin duke mbyllur sezonin me trofe dhe duke siguruar një vend në Europa League, një trofe që konsolidon pozitat e tij në krye të Napolit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb