Shkencëtarët kanë publikuar të dhëna të reja tronditëse për satelitin më të madh të planetit Jupiter, Ganymede, pasi për herë të parë avulli i ujit u zbulua në atmosferën e tij përmes teleskopit hapësinor Hubble të NASA -s.

Siç zbulojnë, këto avuj uji vijnë nga sasitë e akullit që mbulojnë sipërfaqen. Kërkimet e mëparshme kanë treguar se Ganymede ka më shumë ujë sesa të gjithë oqeanet e Tokës, të cilat janë në formën e akullit për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta. Prandaj, vlerësohet se vëllime të mëdha uji nga sateliti më i madh i sistemit tonë diellor janë “varrosur” deri në 100 kilometra nën sipërfaqen e akullt.

Kështu, astronomët, në një përpjekje për të rishikuar vëzhgimet e dy dekadave të fundit të Teleskopit Hapësinor Hubble, kryen një hulumtim të ri i cili tregoi pikat nga avullimi i akullit në atmosferë. U zbulua se afër ekuatorit temperaturat rriten gjatë ditës, duke bërë që atmosfera të nxehet mjaftueshëm për të lëshuar sasi të vogla të molekulave të ujit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb