KORÇË

Nata e parë e Festës së Birrës Korça ka kaluar të gjitha pritshmëritë e saj.

Në këtë 15-vjetor të Festës së Birrës, turistë shqiptarë dhe të huaj, të ardhur nga e gjithë bota, janë mbledhur në qytetin e bukur juglindor, për të shijuar atmosferën e jashtëzakonshme që dhuron kjo festë dhe freskinë e shijen e pakrahasueshme të Birrës Korça e Tirana.

 

Hotele, bujtina dhe shtëpi në qytetin e Korçës dhe të gjitha fshatrat turistike përreth, madje dhe në qytetin e Pogradecit, janë mbushur plot me turistë. Nga ana e tyre, qytetarët korçarë kanë hapur dyert e shtëpive për të mirëpritur turistët, që kanë vendosur të argëtohen me muzikë e birrë. Në Festën e Birrës, këtë vit marrin pjesë 20 kompani, 10 prej të cilave janë shqiptare dhe 10 të huaja.

Nata e parë e festës ka nisur nën ritmet e muzikës së bukur shqiptare dhe greke. Në skenë u ngjitën edhe këngëtarët shqiptarë Vikena Kamenica e Devis Xherahu, duke dhuruar emocione të forta për turistët.

Ndërkohë, pritet të elektrizojë skenën dhe mijëra turistë të pranishëm këngëtari i njohur grek, Lefteris Pantazis, i cili pritet të performojë këngët e tij më të pëlqyera për publikun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb