Franca nuk njeh hap fals dhe merr fitoren e dytë radhazi në Botërorit e Katarit, pasi mund 2-1 Danimarkën.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, pavarësisht rasteve. “Gjelat” e fillojnë mirë fraksionin e dytë dhe ndalen vetëm nga Schmeichel në minutën e 56-të, pasi Mbappe për pak sa nuk gjeti rrjetën.

Pak më vonë, francezët finalizojnë me gol një aksion model, të ndërtuar nga Theo dhe Mbappe. Ky i fundit nuk gaboi, nga fare pranë portës.

Danezët u përpoqën gjithë kohës që të shfrytëzonin lojën në ajër dhe aftësitë indiviudale, teksa vendosën ekuilibrat në të 68-tën me Christensen, pas një krosimi perfekt te Eriksen.

Barazimi do ishte i përkohshëm, pasi Kylian Mbappe do vërtetonte se ishte nata e tij sonte, me golin e dytë personal që vlen jo pak por 3 pikë. Ekipi i Deschamps vazhdon i qetë rrugëtimin, me 6 pikë të grumbulluara dhe me kualifikimin e siguruar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: