Manchester United është ndalur në javën e 27 të “Premier League” në transfertë kundër Newcastle. Të besuarit e Jose Mourinho janë mundur minimalisht 1-0 nga skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez.

Ndeshjen e vulosi në minutën e 65-t goli i shënuar nga mesfushori skocez Matt Ritchie. United provoi të reagonte por tentativat e tyre nuk sollën asnjë ndryshim në rezultat.

Më këtë humbje “djajtë e kuq” e çojnë diferencën me City-n kryesues në 16-t pikë, por në fakt konkurrenca tani nuk është më për vendin e parë, por për të mbrojtur vendin e dytë.

Pas 27-t ndeshjesh United renditet i dyti me 56-t pikë, 4-r më shumë se Tottenham i vendit të tretë dhe 5-s më shumë se Liverpool i vendit të katërt.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb