Giacomo Vrioni zhvilloi ndeshjen e dytë me fanellën e New England Revolution. Sulmuesi nuk është ambientuar ende me skuadrën e re dhe për të vërtetuar këtë, mjafton të shikosh takimin e djeshëm ndaj Torontos, sfidë kjo që përfundoi 0-0 (MLS).

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 55-të. Vrioni pati një rast të artë për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren në minutat shtesë, por gaboi me portën e boshatisur. Lojtari 23 vjeçar nuk i beson syve dhe e vetmja gjë që i mbetet të bëjë është të shtrihet në tokë.

Tjetër gabim por këtë radhë jo nga ylli kuqezi u pa në minutën e 80-të. Insigne merr përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe sulmuesi italian nuk gjen rrjetën por duart e portierit Petrovic.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: