Kombëtarja shqiptare ka vijuar stërvitjen në Durrës në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Çdo gjë ka skuar mirë deri tani dhe nuk ka pasur probleme.

Në konferencën e sotme për shtp ishin të pranishëm Sokol Cikalleshi dhe Nedim Bajrami. Të dy kuqezinjtë vunë theksin në ndeshjen e parë me Islandën më 6 qershor në transfertë, sfidë e cila vlen dyfish, pasi nëse kalohet me sukses, vijnë më të karikuar për ndeshjen me Izraelin më 10 qershor.

SOKOL CIKALLESHI

Përgatitjet? – Normalisht jemi ne fund te kampionatit por këto ndeshje janë shumë të rëndësishme për ne , jemi të fokusuar në stërvitje, çdo gjë po shkon sipas planit. Na ndajnë pak ditë nga ndeshja e parë uroj mos te kemi dëmtime deri ne fund dhe të jemi të plotë në skuadër dhe mos të kemi mungesa.

Elementët e rinj – Është një grup ku ne do te kërkojmë me te mirën dhe do ta tentojmë kualifikimin, duhet te kemi parasysh qe kemi dy ekipe me jo shume diferencë nga ne. Mund të themi se kemi pasur  fat qe Rusia nuk është më në grup.

Duhet te fokusohemi, fillimin i mbare është gjysma e punës. Me Islandën duhet patjetër një rezultat pozitiv nëse duam vendin e parë. Kemi treguar ne miqësoret para qe jemi ne gjendje te mire na mungojnë pak gjëra, nëse i korrigjojmë dhe ato pak gjëra mund te beje krenar tifozët tanë me rezultatet në këtë grup

Sulmuesit në skuadër? – Për ne sulmuesit normalisht është e rëndësishme te shënojmë sepse ndihmon me moralin në Kombëtare, jam i sigurt se për te arritur rezultate duhet te funksionojmë si grup, historia ka treguar qe e bëjmë diferencën kur jemi te bashkuar.

Mesfushorët janë duke luajtur, kane minuat ne këmbë, dhe ne sulmuesit kemi arritur te shënojmë. Nëse sulmesit shënojnë dhe skuadra funksionon e gjitha do të ishte me e mira , harmonia ne grup do na çojë përpara.

Nedim Bajrami

NEDIM BAJRAMI

Skuadra dhe konkurrenca – “Jemi një skuadër miks me eksperiencë dhe të ri. Ky faktor është shumë i mirë për ne. Konkurrenca është normale në futboll, çdo lojtar duhet të luajë dhe jashtë fushës flasim dhe qëndrojmë bashkë të gjithë.”

Liga e Kombeve – “Ta fillojmë Ligën e Kombeve me rezultat pozitiv, të stërvitemi shumë mirë dhe të japim maksimumin gjithmonë.”

Empoli dhe e ardhmja – “Ky është sezoni i parë në Serinë A dhe më ka ecur shumë mirë për mua dhe Empolin sepse kemi qëndruar në elitën e futbollit italian. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas Kombëtares, është herët për me fol për të ardhmen.”, përfundoi Nedim Bajrami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb