TIRANË– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në urbanin e linjës së ‘Tiranës së Re’ në kryeqytet. Një pasagjer është nxjerrë me shpulla nga urbani, pasi i kërkoi shoferit dhe fatorinës të ecin më shpejt. Pasagjeri ka kërkuar që të ecin pak më shpejt, pasi vonohen shumë dhe ecin ngadalë. Ngjarja është filmuar nga një qytetar që e ka denoncuar rastin tek ‘Nisma Thurje’.

Reagimi i plotë i qytetarit:
Zotëria po i kërkonte shoferit dhe fatorinos te linjës se Tiranës se re te ecnin pak me shpejt me argumentin qe gjithnjë vijnë vone dhe ecin si breshka.
Ne këmbim e gjuajtën me shpulle dhe e nxorën jashtë nga autobusi.
U skandalizova nga kjo skene. Mire qe vijnë kur duan, mire qe ecin si breshka, mire qe biletën e rriten por edhe te rrahin kur ankohesh.
Turp!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb