Shqiptarët e kanë treguar gjithmonë se janë të fortë për të mposhtuar situate të vështira, qoftë edhe duke bërë humor.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe në këto ditë të vështira, ku e gjithë Shqipëria është në karantinë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në një video që sjell gazetari Enrik Mehmeti në redaksinë e “BalkanWeb” shihet një qytetar vlonjat, i cili ka gjetur një zgjidhje alternative për të qarkulluar në qytet, pas vendimit të qeverisë për të ndaluar lëvizjen e makinave.

Siç shihet në video, vlonjati ka zgjedhur të lëvizë me kalë nëpër rrugët e qytetit, ndërsa nuk dihet nëse po shkon në punë apo po kryen ndonjë shërbim tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb