Të konkurrosh Leo Messin dhe C.Ronaldon për një çmim individual është thuajse e pamundur. Në 10-të vitet e fundit, 2 nga lojtarët më të mirë në botë, kanë ndarë gjithçka ndërmjet tyre, të pakta kanë qenë rastet kur dikush është futur mes tyre. Këtë gjë e bën Virgil Van Dijk në ceremoninë gala të UEFA Champions League ku gjatë hedhjes së shortit u ndanë dhe çmimet për lojtarët më të mirë të sezonit.

Qendërmbrojtësi i Liverpool u shpall mbrojtësi më i mirë i sezonit, sigurisht në këtë garë rivalin më të madh kishte De Ligt, por gjithashtu holandezi u shpall dhe lojtari më i mirë duke mposhtur në këtë garë as më shumë e as më pak por Lionel Messin dhe C.Ronaldo: “Kam punuar shumë për të arritur në këtë përfundim. Të mposht dy kampion të tillë më bën të ndihem krenar”, u shpreh Van Dijk.

Messi mund të ngushëllohet me faktin që nuk doli nga Monako pa trofe pasi u shpall sulmuesi më i mirë i sezonit ndërsa CR7 u largua duar bosh. Portieri më i mirë u vlerësua Alisson Becker i Liverpool, ndërsa mesfushori më i mirë Frenkiie De Jong.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb