Nuk është Edin Dzeko por Alvaro Morta sulmuesi i ri i Juves. Në pamundësi për të liruar boshnjakun nga Roma, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mbyllën në kohë rekord transferimin e Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll zbarkoi dje në Torino pak pas mesnatës ndërsa në orët e para të së martës iu nënshtrua edhe vizitave mjekësore.

Pas katër vitesh nga largimi i tij, Morata rikthehet sërish në Torino, këtë herë nuk pret të shërbehet më nga Pirlo por do të jetë nën urdhrat e tij. Morata vjen nga Atletico Madrid me formulën e huazimit për 10 milion euro me të drejtë blerje, por jo e detyrueshme, për një çmim të fiksuar prej 45 milion euro. Spanjolli mund të qëndroj në huazim edhe për vitin pasues por Juve duhet të paguaj 10 milion euro të tjerë ndërsa për blerjen e kartonin 35 milion.

Lojtari bëri gjithçka për tu rikthyer në Torino duke pranuar edhe skonto në pagën e tij vjetore. Nga 9 milion euro që përfitonte në Madrid me Juven do të përfitoj 5 milion euro kesh plus bonuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: