Në daljen e tij të parë publike pas fitores në zgjedhjet presidenciale, Emanuel Macron duket se nuk është pritur me duartrokitje, por me domate…

Presidenti i Francës vizitoi një treg publik në veriperëndim të Parisit, ku shkoi për të biseduar me banorët aty. Por pikërisht në këto momente, dikush e ka sulmuar me domate.

Forcat e tij të sigurisë reaguan menjëherë duke e mbuluar fillimisht me dorë dhe më pas hapën një çadër. Sipas mediave të huaja, për këtë sulm është arrestuar një person, ndërsa Presidenti nuk ka bërë ende asnjë reagim.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb