“Air Albania” mirëpret derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Të dyja skuadrat kërkojnë triumfin, në një ndeshje që vlen shumë më shumë se 3 pikë.

Atmosfera në impianit gjigand duket mjaft e mirë, edhe pse na ndajnë diçka më shumë se 45 minuta nga vërshëllima e arbitrit. Tifozëritë kanë filluar të futen në stadium dhe nuk mungojnë këngët dhe muzika.

Perveç ndeshjes, edhe lojtari i 12-të e ka ndeshjen e vet në tribuna. Spektakli në të tillë derbi është prezent edhe në shkallët e stadiumit, teksa tashmë pas pak radhën do e ketë fusha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: