Pavarësisht se situata e krijuar nga koronavirusi është kaotike, qytetarët shqiptarë vijojnë të mbushin rrugët e kryeqytetit.

Në videon që sjell në redaksinë e “BalkanWeb” gazetari Erjon Skëndaj, shihet se Rruga e Dibrës është mbushur me makina këtë të hënë, duke krijuar një trafik të rënduar, si të ishte një ditë e zakonshme.

Kjo tregon se shqiptarët ende nuk i kanë marrë seriozisht masat kundër virusit vdekjeprurës, që ka gjunjëzuar botën, duke shënuar qindar mijëra viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb