Dortmundi luan ndeshjet e fundit të sezonit në Signal Iduna Park. Klubi gjerman do të përshendesë përfundimisht Erling Haaland, i cili do të largohet në drejtim të Manchester Cityt.

Verdhezinjtë e kanë respektuar norvegjezin pak para sfidës, teksa në shkrime të ndryshme lexohej :”Faleminderit Erling”. Nuk munguan duartrokitjet nga drejtuesit, klubi, lojtarët dhe gjithë stadiumi.

 

 

 

21 vjeçari zhvilloi 3 edicione fantastike te Dortmund.  Përformancat e tij erdhën duke u përmirësuar pas çdo viti, duke shënuar gola dhe duke marrë për dore ekipin për rezultate të rëndësishme.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb