DURRËS

Endri Zaja ishte duke bërë plazh kur Policia e arrestoi ditën e sotme. 22-vjeçari ishte prej kohësh në kërkim për 2 vjedhje në Durrës, teksa 4 ditë më parë aksidentoi me automjet një të moshuar italiane.

Ndërkohë që autoritetet e kërkonin, Zaja po shijonte detin e Durrësit dhe diellin përvëlues.

Në videon e siguruar nga gazetarja Klodiana Haxhia për BalkanWeb duket se si policët i kanë shkuar në plazh Zajës dhe e kanë marrë me vete teksa kishte të mbathura vetëm një palë rroba banje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb