Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në Mirditë. Mësohet se operacioni për fikjen e tyre është përqendruar në dy vatra zjarri “Laku i thive” dhe “Qafa e Kumbulles” në Malin e Rrunës nja Malzi. Në këto dy vatra janë forcat e Emergjencave Civile, shërbimi zjarrfikës Kukës, trupat e ushtrisë së Kosovës dhe zjarrfikësit e Kosovës ndodhen aktualisht në teren.

BalkanWeb mëson se situata është kritike, ndërkohë që rrezikohen nga flakët 5 banesa me rreth 30 banorë të lagjes Lepraj në fshatin Shenmri.

Përsa i përket vatrës së zjarrit në zonën Kalimash-Thirr mbi tunel, pjesa nga ana e kukësit është shuar dhe është vënë nën kontroll. Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile situata është kritike në zonën e Fanit në Thirrë, ndërkohë që në majën e Rrunës krahas forcave tokësore po ndërhyhet me helikopter.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb