Disa persona mendojnë se kanë zbuluar diçka të paimagjinueshme në planetin Mars. Duke vëzhguar me kujdes sipërfaqen e planetit të Kuq nga pamjet e NASA-s janë zbuluar 3 kulla gjigande, rreth 4 kilometra të larta në zonën e planetit të quajtur Terra Meridiani.

Fotot e kullave janë zbuluar duke përdorur “Google Earth”. Ajo që e bën më interesante këtë zbulim është fakti se tre strukturat e kullave janë në vijë paralele me njëra-tjetrën dhe të vendosura në mënyrë perfektë.

Pak kohë më parë NASA deklaroi se në planetin Mars ka pasur jetë, por planeti është bërë i ftohtë për shkak të goditjes nga një stuhi diellore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: