Kryeministri Edi Rama ka vizituar shtëpinë e Aurelit, djaloshit që ka mundur të shpëtojë nga tërmeti, duke u hedhur nga kati i tretë.

Rama shkruan se sot kanë vizituar shtëpinë e engjëllit, ndërsa i ka bërë edhe një surprizë. Kryeministri i ka bërë surprizë posterin e Ronaldos, duke ia vendosur pranë krevatit.

Në videon e postuar, Edi Rama i thotë djalit të vogël se tashmë idhullin t tij Kristiano Ronaldon e ka shumë afër, ndërsa edhe kur të mëojë, mund ta ketë portretin e futbollistit të njohur afër.

“Aureli u bë i famshëm prej Ronaldos. Tani Aureli do mësojë, do studiojë, do të ketë sukses që të bëhet i famshëm nga vetja e vet. Këtë kemi objektiv apo jo. Edhe të mësosh. Ditën e parë të shkollës do të çoj unë në shkollë. Do çohemi herët, do pimë një kafe dhe në 8 fiks të jemi te shkolla, pa vonesë”, deklaroi Rama.

Postimi i Edi Ramës:

Kamëz – Në shtëpinë e ëngjëllit ? i cili fluturoi nga kati i tretë për t’i thënë JO vdekjes e që sot pas ëndrrës së realizuar për të takuar Ronaldon, vazhdon jetën plot me ëndrra e dëshira të cilat një kampion i këtij niveli do i arrijë patjetër ?


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb